“10 oligarket e koncesioneve moren gjysmen e garancise sovrane”

“10 oligarket e koncesioneve moren gjysmen e garancise sovrane”

45
0
Shares

“Braktisen qytetarët dhe bizneset, gjithçka në shërbim të oligarkëve. 10 kompanitë e koncesioneve, klientë të Edi Ramës, janë përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane që mbulohet nga taksat e shqiptarëve”, deklaroi sot ish deputetja Jorida Tabaku.

Nën presionin e një krizë të dyfishtë ekonomiko-shëndetësore, Rama vazhdon të kujdeset posaçërisht duke mbrojtur 10 oligarkët e tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë dhe taksat e shqiptarëve për 7 vite rresht, tha Tabaku.

“Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive.

Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që u detyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë”, shpjegoi ish deputetja Jorida Tabaku. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY