U infektua nga kolegja, ja kush jane rastet e reja në Gjirokastër...

U infektua nga kolegja, ja kush jane rastet e reja në Gjirokastër dhe Përmet

89
0
Shares

Për të dytën ditë radhazi ka 4 humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 3 prej viktimave janë gra, dy prej te cilave të moshës 57-vjeçare.

Gjithashtu edhe një 75 vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën nga COVID-19.

Qarku i Gjirokastrës vijon të ketë raste të të prekurve me covid-19. Ndërkohë në Gjirokastër është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Një pedagoge  në Fakultetin e  Ekonomikut e konfirmuar më parë me COVID-19, ka infektuar kolegen e saj.

Pedagogia e infektuar ka qenë e pranishme në ambientet e Universitetit dhe nuk ishte në dije se ishte e prekur me COVID-19.

Ndërkohë pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitiv.

Në Përmet sot janë shënuar dy raste të tjera, të cilat kanë pasur lidhje me arkëtaren e zyrës në qytetin e Përmetit.

Sa i përket gjendje shëndetësore ata nuk kanë shfaqur probleme dhe janë vetëkarantinaur në shtëpi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY