Sulmi ndaj kishës në Afrikën e Jugut, arrestohen 40 persona, sekuestrohet arsenal...

Sulmi ndaj kishës në Afrikën e Jugut, arrestohen 40 persona, sekuestrohet arsenal armësh

27
0
Shares

Sulmi i ndodhur në një Kishë në Afrikën e Jugut, solli 5 të vrarë dhe 40 persona të arrestuar, të cilët dyshohet se janë pjese  grupit reaksionar të Kishën Ndërkombëtare Shenjtërore Pentekostale.

Udhëheqësi i Kishës, Comforter Glayton Modise u vra në vitin 2016 pas një sulmi të organizuar nga grupet dhe fraksionet  reaksionare dhe prej atij viti kanë ndodhur shumë sulme të tjera dhe janë shënuar viktima.

Gjatë arrestimit janë sekuestruar një arsenal i madh armësh që mundet të jenë përdorur në sulmin e zhvillua në kishën në jug të Johanesburgut.

Problemet kanë filluar pasi dyshohet se një shumë e madhe prej mbi 100 milion eurosh janë zhdukur nga arkat e kishës.

Gjashtë persona të arrestuar janë dërguar në spital.

“Midis të arrestuarve janë anëtarët e SAPS, SANDF, JMPD dhe Departamentit të Shërbimeve Korrektuese.” Raportojnë mediat ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY