Hyn ne lojë UNESCO – Do të rishikojë statusin e ‘Shën Sofia’...

Hyn ne lojë UNESCO – Do të rishikojë statusin e ‘Shën Sofia’ si trashëgimi botërore

41
0
Shares

UNESCO-ja mund t’i heqë Hagia Sophia-s statusin trashëgimi botërore pas vendimit të presidentit turk Tayyip Erdogan për ta kthyer kishën monumentale në një xhami lokale të Stambollit. Ndërkohë korit botëror që e dënoi vendimin iu bashku edhe Papa Françesku.

Vendimi arbitrar i Turqisë për ta shndërruar në xhami katedralen monumentale të Hagia Sophias ka detyruar Komitetin Botëror të Trashëgimisë të UNESCO-s të rishikojë statusin trashëgimi botërore. Sipas organizatës vendimi i Turqisë ngre shqetësime në lidhje me ndikimin dhe pasojat që do ketë mbi këtë monument me rëndësi që tejkalon kufijtë e shteteve dhe të brezave.

Ndërkohë udhëheqësve botërorë fetarë që dënuan vendimin presidentit turk Tayip Erdogan, iu bashku edhe Papa Françesku.

“Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për Shën Sofinë dhe jam shumë i lënduar,” tha Ati i Shenjtë gjatë bekimit të tij të përvajshëm për besimtarët katolikë nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka deklaruar se lutjet e para zyrtare në Hagia Sophia do të mbahen duke filluar nga 24 korriku, ndërsa më parë e shpalli monumentin e trashëgimisë botërore një xhami, ndjekur nga vendimi i gjykatës që i hoqi statusin e muzeut.

Këshilli Botëror i Kishave i bëri thirrje presidentit turk Erdogan ta kthejë mbrapsht vendimin, ndërsa Patriarku Bartholomeë, udhëheqësi botëror i ortodoksëve me seli në Stamboll, e quajti vendimin zhgënjyes.

Presidenti Erdogan thotë se monumenti rreth 1,500-vjeçar i Hagia Sophia-s, që më parë ka funksionuar si kishë katedrale e besimtarëve orthodoksë, do të qëndrojë i hapur për myslimanët, të krishterët dhe për të huajt.

Ai shtoi se Turqia ka ushtruar të drejtën e sovranitetit për ta kthyer në xhami, kishën monumentale, dhe se do t’i konsiderojë kritikat për vendimin e tij si cenim të pavarësisë së vendit.

Greqia, Bashkimi Europian dhe ShBA-ja e dënuan vendimin e Turqisë dhe e konsideruan atë një provokim për mbarë botën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY