VIDEO/ Gjiknuri: Listat e hapura, korrupsion i bapet, do te degradoje menaxhimi

VIDEO/ Gjiknuri: Listat e hapura, korrupsion i bapet, do te degradoje menaxhimi

69
0
Shares

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të…

Publiée par Gazment Bardhi sur Samedi 11 juillet 2020

PD i pergjigjet Ramës me fjalët e Gjiknurit ne lidhje ne listat e hapura. Gazment Bardhi ka postiar nje video me deklaratat e Gjiknurit.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin”, koment Bardhi videon.

Damian Gjiknuri 19 qershor 2020:

Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura.
Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura.
Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja.

Damian Gjiknuri 21 Maj 2020

Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY