Rekord tragjik te Infektivi, 4 te vdekur dhe shifra me e larte...

Rekord tragjik te Infektivi, 4 te vdekur dhe shifra me e larte e infeksioneve

305
0
Shares

Kater paciente humben jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.

Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste te reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 420 teste të kryera duke shenuar bilancin më te rëndë që prej fillimit të pandëmise në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY