De Biasi trajner i Azerbajxhanit, Duka e uron: Pjesë e rëndësishme e...

De Biasi trajner i Azerbajxhanit, Duka e uron: Pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë historik

26
0
Shares

Ish- trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është emëruar trajneri i Azerbajxhanit. Ai do të mbërrijë në Baku bashke me dy asistentë italianë për të filluar aventurën e re në një tjetër kombëtare.

Një urim vjen nga kreu i FSHF në Shqipëri, Armand Duka i cili thotë se shpreson që De Biassi të shijojë sa më shumë suksese me përfaqësuesen e re.

Duka thotë se ndihet mirë që italiani ka qenë pjesë e rrugëtimit historik të Shqipërisë, që kulmoi me kualifikimin në Euro 2016.

64- vjeçari italian, drejtoi për 7 vite kombëtaren shqiptare, duke shënuar emrin e tij si i pari në historinë e futbollit shqiptar që arriti të kualifikojë kombëtaren shqiptare në një kompeticion të rëndësishëm europian, siç ishte Euro 2016 ku Shqipëria shënoi u eleminua që në grupe, por e mbylli me fitoren historike 0-1 përballë Rumanisë me golin e Armando Sadikut.

STATUSI NGA ARMANDO DUKA

U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares 🇦🇱 në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare.
Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY