Punonjësja pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Tiranë

Punonjësja pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Tiranë

155
0
Shares

Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Abcnews.al mëson se pozitive ka rezultuar një prej punonjësve të stafit mbështetës.

Kjo e fundit kishte paraqitur raport dhe prej katër ditësh nuk ishte shfaqur në ambientet e punës. Me daljen e rezultatit të testit, është marrë vendimi për pezullim të përkohshëm të këtij institucioni deri në përfundim të hetimit epidemiologjik.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kopshti privat me të njëjtin emër në kryeqytet i cili sqaron qytetarët, në rast keqkuptimi për shkak të emrit të njëjtë.

“Ne rast se keni lexuar nje lajm neper disa media online ne lidhje me Kopshtin 4 Stinet, ju informoj sa me poshte: Lajmi eshte i rreme. Lajmi i sakte i referohet Kopshtit SHTETEROR mbas pallatit me shigjeta ku ka rezultuar nje person prej stafit me Covid19.

Fatkeqesisht ky kopesht shteteror i eshte vene emri “4 Stinet” 5 vite me pare, ndersa ne operojme si kopesht privat me emrin “4 Stinet”, prej 20 vitesh. Shpresoj t’ju kem sqaruar per kete situate te pakendshme dhe skandaloze per disinformimin e qytetareve”, thuhet në njoftim.

Ky është kopshti i parë në Tiranë i raportuar në mbyllur prej Covid-19.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY