“Nuk i çuan as një ambulancë”, vdes papritur kirurgu i njohur, kolegu...

“Nuk i çuan as një ambulancë”, vdes papritur kirurgu i njohur, kolegu bën denoncimin e fortë

1060
0
Shares

Është ndarë nga jeta gjatë ditës së djeshme në mënyrë të papritur mjeku kirurg Abdyl Myzyri. Humbja e tij ka qenë e parakohshme në moshën 61-vjeçare.

Në mesin e atyre që kanë pasur një qendrim publik lidhur me këtë ndarje nga jeta, ka qenë dhe mjeku Petrit Vargu, i cili shprehet se Myzyrit nuk i është çuar një ambulancë në Spille, që mund ti kishte shpëtuar edhe jetën.

Vargu shkruan më tej se Myzyri do të shkëlqejë dhe mungesën e tij, ndërsa shton se do tiu mungojë të gjithë miqve që i ka pasur të shumtë.

Te qofte dheu i lehte Dyl Myzyri! Mjekesiseshqiptare qe i kushtove jeten, nuk t’u gjend prane as me nje ambulance, ne te vetmin moment qe pate nevoje. I kemi degjuar shpeshhere te deklarojne se per 15 minuta jane ne cdo skaj te Shqiperise. Por cuditerisht, dje ne kete ore, ne Spille, ne zemer te Shqiperise, nuk u duken kurre. Ne i njohim mire, prandaj i demaskojme. Ti shkelqen me mungesen tende dhe nuk do te harrohesh kurre nga miqte, duke i lene erresiren dhe turpin sistemit shendetesor Shqiptar”, shkruan Vargu në postimin e tij në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY