Këngëtarja dhe deputeja shqiptare infektohet me koronavirus

Këngëtarja dhe deputeja shqiptare infektohet me koronavirus

72
0
Shares

Këngëtarja dhe njëkohësisht deputetja e PDK Eliza Hoxha është testuar për koronavirus dhe ka dalë pozitive. Këtë lajm e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në “Facebook” ku shprehet se javën e parë testi i ka dalë negativ, ndërsa tani i ka dalë pozitiv. Këngëtarja nga Kosova tregon se ka disa simptoma të sëmundjes siç janë ethe, temperaturë dhe kollë.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…

Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese”, shkruan këngëtarja në shënimin e saj duke shpresuar në fund që prej saj të mos jenë infektuar edhe persona të tjerë. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, ka shkruar Eliza.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY