Gentiana Sula: Kemi zbardhur 4 mije dosje te Sigurimit

Gentiana Sula: Kemi zbardhur 4 mije dosje te Sigurimit

348
0
Shares

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, foli sonte për rastet e kapura nga ky institucion në radhët e Kuvendit, Drejtësisë apo edhe Policisë.

E ftuar ne Cim Peka Live, Sula tha se interesi nga njerëzit për të ditur bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit ka qenë i lartë.
“Interesi ka qenë i lartë. Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura.
Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë.

Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar.

Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë.

Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave.

Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit.

Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit.

Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, rrefeu Sula ne Syri tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY