Thaci, te henen shkon ne Hage, do pyetet nga prokurori special

Thaci, te henen shkon ne Hage, do pyetet nga prokurori special

48
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar”, ka shkruar Thaçi.

“Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi. Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju faleminderit për përkrahjen tuaj! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar presidenti.

Prokuroria Speciale ka bërë publike me 24 qershor aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të ngritura zyrtarisht ndaj tyre në 24 prill 2020.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY