Rastet e reja me covid19 në Berat, 2 prej tyre punonjës të...

Rastet e reja me covid19 në Berat, 2 prej tyre punonjës të ISHP-së

49
0
Shares

Është rikthyer sërish me 5 raste të reja në qytetin e Beratit virusi Covid-19. Vetëm sot janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 21 numrin e rasteve aktive në Berat.

Vetëm njëri prej rasteve të sotëm është kontakt i rasteve të mëparshme, ndërkohë që 4 rastet e tjera janë raste të reja.

Mes të infektuarve janë edhe 2 punonjës (një burrë dhe një grua) të Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat që ende nuk dihet se nga kush janë infektuar dhe një çift të moshuarish që ishin të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe aty rezultuan të prekur me koronavirus.

Nga pesë rastet e sotme, 4 raste janë brenda në qytetin e Beratit dhe 1 rast është në fshatin Karkanjoz.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY