Po rikonstruktojne oxhakun e Kombinatit por Teatrin e shemben

Po rikonstruktojne oxhakun e Kombinatit por Teatrin e shemben

122
0
Shares

Nga Avni Neza
Po këqyrja lajmet me qetësi gjate së martës që sapo lamë pas dhe u ndala tek një projekt gjithmonë ne 3D që bënte fjalë për rikonstruksionin dhe rindërtimin e banesave të shembura dhe të shkatërruara nga tërmeti i vitit të kaluar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Projekt ambicioz, sipas “zdromasve” të qeverisë dhe kryezdromsit të Tiranës, Veliaj. Foto të bukura, hartë e kopsitur, vija të drejta, parqe. Lezet ta shikosh. Si të gjithë projektet vetëm 3D që kanë 7 vjet që prezantojnë montazhierët e Rilindjes.

Por më ra në sy këmbëngulja e madhe e secilit “zdroms” që fliste për projektin tek zona e ish-Kombinatit të Tekstileve. Aty ka edhe një oxhak të madh, mbetur nga “veprat madhështore” të kohës së djallit, që helmonte qytetarët me tym në 24 orë të ditës.

Dhe e gjithë e reja e këtij projekti 3D ishte se ky oxhak do të mbahet në këmbë, ky oxhak do të rikonstruktohet, ky oxhak do t’i japë pamje zonës së Kombinatit, ky oxhak do të sjellë begatinë, ky oxhak është një vepër arti, ky oxhak është një … Zot na ruaj.

Unë personalisht jam totalisht dakord që edhe oxhaku të ruhet që brezat që vijnë ta kuptojnë se çfarë monstrash kanë qeverisur Shqipërinë për gati 50 vjet. Por vjellja në kor e “zdromasve” të rilindjes për të mbrojtur një “vepër arti” në Kombinat më solli ndjesinë e vjelljes reale dhe neverisë shpërthyese për këtë soj barbarësh.

I futën ekskavatorin në mes të Tiranës një vepre të vërtetë arti, një salle që impononte kulturë, një salle ku artistët më të mëdhenj shqiptarë komunistë dhe jo-komunistë luajtën e imponuan kulturë, bënë art, derdhën djersë e lot për pak emocione e për pak liri. Një godinë që ishte më shumë se identitet kulturor e artistik në një Tiranë të shkatërruar nga betoni.

Tek i shikoja duartrokitjet për idenë gjeniale të mbijetesës dhe mbrojtjes së oxhakut, qeshnin, shkundeshin, bënin me shenja duke u kënaqur me “ndjenjë” për shpikjen e madhe të kryezdromsit, më qetësoi ideja se e zbulova shkakun se pse shqiptarët ikin nga ky vend. Se nuk duan të qeverisen më nga ky sekt.

Çfarë ironie në kohë kovidiane. Në mes të Tiranës i vunë kazmën një vepre arti e shkojnë në Kombinat e bëjnë vepër arti një oxhak fabrike që vetëm të zeza u solli sidomos banorëve të asaj zone.

Jam i sigurt që nëse çmimi i truallit ose banesave do të ishte vetëm sa gjysma e asaj zonës ku ishte teatri, edhe ky oxhaku që do shpëtojë “artin” e Tiranës do të ishte tritolosur.
Dhe tallen realisht pa 3D, me një lehtësi marramendëse me secilin prej atyre që e deshën teatrin, por nuk u përballën dot me barbarinë e shtetit. Tani që nuk kemi teatër, mund të identifikohemi me Oxhakun e Kombinatit. Ndoshta kjo nuk është në shijet e gjithsecilit, por në ato të zdromsave të rilindjes është e sigurt.syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY