Si u arrestua Agim Kajmaku, u shtrua në spital për shkak të...

Si u arrestua Agim Kajmaku, u shtrua në spital për shkak të komplikacioneve

111
0
Shares

Pas disa muajsh i arratisur nga drejtesia, ish kryebahskiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia. Ish kreu i bashkisë është arrestuar në një spital privat në Tiranë.

Sipas mediave, mesohet se Kajmaku është shtruar mbrëmë në spital për shkak të komplikacioneve me shëndetin dhe pikerisht nga aty eshte bere sinjalizimi per uniformat blu.

Kujtojme se Kajmaku ishte ne kerkim qe prej nentorit te vitit 2019 dhe akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij eshte caktuar masa e sigurise “arrest me burg”.

Kajmaku eshte denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.

Pas kesaj, ai u shpall ne kerkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY