Rishikimi i buxhetit/Reagon PD: Akt i dorëzimit të qeverisë, vulos varfërinë e...

Rishikimi i buxhetit/Reagon PD: Akt i dorëzimit të qeverisë, vulos varfërinë e shqiptarëve

39
0
Shares

PD ka reaguar përmes ish deputetes Jorida Tabaku, lidhur me rishikimin për herë të tretë nga qeveria të buxhetit. Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se rishikimi i buxhetit vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.

Edhe për borxhin, Edi Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi. Merr borxh për të paguar koncesionet korruptive dhe nuk rrit pagat, pensionet, nuk hap vende pune.”– u shpreh Tabaku.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por borxhi real është shumë më i lartë. Ish-deputetja thote se ai shkon 11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar, nëse qeveria do të përfshinte aty edhe borxhin e fshehur të PPP-ve.

Me Edi Ramën ka vetëm krizë ekonomike, ka vetëm varfëri. Në shtatë vjet shqiptarët janë rrjepur dhe vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme, e cila nuk ka investuar në shërbim të tyre, por ka shpërdoruar para për interesin personal.

Rezultati i kesaj politike kundër iinteresit publik është arka bosh e shtetit dhe mijëra shqiptarë që kanë humbur vendet e punës.

Sot Edi Rama dhe qeveria e tij janë një rrezik kombëtar. Kanë nxjerrë në shitje çdo gjë për t’u pasuruar vetë dhe tani po marrin borxh të shfrenuar për të mbajtur në këmbë një pushtet të kalbur nga korrupsionit”,-shprehet Tabaku.

#LIVE – Jorida Tabaku deklaratë për mediat

Rishikimi i buxhetit vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit. Jorida Tabaku deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 7 juillet 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY