Policia ofron 10 mijë euro për “kokën” e Talo Çelës

Policia ofron 10 mijë euro për “kokën” e Talo Çelës

103
0
Shares

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro për Talo Çelën, i cili është shpallir në kërkim.

49 vjeçari cilësohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe shumën e parave për këdo që jep informacion që do të çote në arrestimin e tij.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit  Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY