FOTO/Vidhnin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin, si vepronte grupi i...

FOTO/Vidhnin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin, si vepronte grupi i hajdutëve në Durrës

32
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Antikat” në pranga u vunë shtetasit Altin Veizaj, 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit dhe Alban Vrapi, 37 vjeç dhe Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mësohet se gjatë kontrollit në mjet u gjetën dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore, të cilat do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Burime zyrtare thanë se shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY