EMRI/Zgjidhet zv/kryetari i Gjykatës së Lartë, do ushtrojë kompetencat e kryetarit

EMRI/Zgjidhet zv/kryetari i Gjykatës së Lartë, do ushtrojë kompetencat e kryetarit

103
0
Shares

Sokol Sadushi zgjidhet zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai është zgjedhur në mbledhjen e sotme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë më një rezultat unanim me 7 vota pro.

Sadushi do të ushtrojë kompetencat e kryetarit deri në zgjedhjen e këtij të fundit.

Kandidatura e tij u miratua në prani të 3 gjyqtarëve dhe të 4 ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote.

Pas 13 vjet përvoje profesionale si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Sadushi ka gëzuar, sipas ligjit përvojën profesionale edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas nenit 250, pika 3 e 4 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”. 

Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sadushi i sapozgjedhur në detyrën e Zëvendëskryetarit do të ushtrojë kompetencat e Kryetarit, referuar nenit 26 pika 2 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”, thuhet ne njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY