120 milione leke per kuti vere dhe salla eventesh, ja si shpenzohen...

120 milione leke per kuti vere dhe salla eventesh, ja si shpenzohen leket e OST nen drejtimin e vartesit te Velise

116
0
Shares

Djalë i shkathët Skerdi Drenova. Ish-kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), vartës direkt i Erion Veliaj-t, që prej muajit janar të vitit 2019 është emëruar si administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ose shkurt OST. Kjo është një shoqëri publike ku 100% të aksioneve zotërohen nga shteti.

Pas këtij emërimi, Skerdi natyrisht nuk harroi të “shpërblente” ish-punëdhënësin e mëparshëm, Erion Veliaj, duke i bërë qokën dhe duke i punësuar bashkëshorten si këshilltare e jashtme pranë OST-së, madje jo me thërrime, por me një rrogë mujore prej gati 1,3 milionë lekësh të vjetra në muaj.

E duke qenë çun i shkathët, jo më kot është emëruar në postin e administratorit të OST-së, pasi çuna të tillë duhen që të bëjnë më pas “shpërndarjen” e favoreve nëpërmjet tenderave që kanë të drejtë të firmosin. Të gjithë tashmë kemi krijuar bindjen se paratë e shqiptarëve nuk shërbejnë për asgjë tjetër veçse për t’i bërë rrush e kumbulla nga drejtorët e Rilindjes.

E në rastin konkret, djali i shkathët Skerdi, ka planifikuar të bëjë “rrush e kumbulla” plot 120 milionë lekë të vjetra në plot kuptimin e fjalës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Shërbim e organizim eventesh, pritje – përcjellje delegacionesh dhe materiale promovuese në lidhje me to”.

Duke hulumtuar të dhënat e tenderit, shikon se të gjitha këto para do të shpenzohen për verë dhe kuti vere të personalizuara prej druri me printime të personalizuara për dhurata, printim në pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata, salla për eveniment të mesëm (50 – 100 veta), salla për evenimente të vogla (deri 50 veta), çadra për organizim eventesh, bokse, kufje, karrige, e madje edhe kolltuqe për pjesëmarrësit.

Dhe natyrisht nuk mund të mungonte as pagesa për fotografin dhe kameramanin. Ky është një rast dhe ilustrim tipik që tregon se si fare lehtë mund të “avullojnë” plot 120 milionë lekë të vjetra” nga çunat e shkathët të Rilindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY