Zgjedhja e kreut të ri të KLSH, Bujar Leskaj dorëzon detyrën tek...

Zgjedhja e kreut të ri të KLSH, Bujar Leskaj dorëzon detyrën tek Meta

59
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenca ben me dije se kreu i shtetit e falenderoi Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Leskaj nga ana e tij falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Kujtojme se vetem nje seance me pare, Kuvendi i Shqiperise miratoi me shumice votash kandidatin e presidentit Meta, Arben Shehu per kreun e KLSH.

Nderkaq, Leskaj eshte nder zyrtaret e larte te shtetit ne keta 30 vitet e fundit qe ka lene gjurme te reformes ne institucion dhe arritjeve te KLSH si rralle kush kishte.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY