“Milot – Fier projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston”, PD: 4 pyetjet që...

“Milot – Fier projekt fantazmë, tenderi nuk ekziston”, PD: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

72
0
Shares

PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria.

Ndërsa e quajnë një shfaqje propagandistike, prezantimin e saj, demokratët thonë se bëhet fjalë për një projekt fantazmë, pasi tenderi nuk ekziston.

Në deklaratën për mediat, Alibeaj iu drejtuar me 4 pyetje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku.

#LIVE – Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Projekti fantazëm Milot-Fier, 5 ditë pas shfaqes propagandistike, tenderi nuk ekziston. 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje. Enkelejd Alibeaj deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 6 juillet 2020

Belinda Balluku, po të dojë, edhe Edi Rama, duhet t’u japin përgjigje të qarta disa pyetjeve elementare.

1. Pse nuk është shpallur akoma tenderi dhe dokumentat e tij?
2. Si u përzgjodh projekti i Milot-Fier?
3. Kush e mori vendimin që rruga të bëhet me koncesion?
4. Si u përzgjodh konsulenti i rrugës 1.2 miliardë euro?

Belinda Balluku duhet të bëjë transparencë dhe të mos fshihet pas fjalive me dy kuptime!

Shqiptarët, të cilët ajo dhe Edi Rama duan i detyrojnë të paguajnë 17.4 euro për një rrugë që është e ndërtuar aktualisht në më shumë se gjysmën e saj, kanë të drejtë të njihen me çdo akt, që përkthehet në kosto marramendëse për ta”,-shprehet ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY