Fermerët në Devoll ankohen tek Basha, kreu i PD zbulon programin e...

Fermerët në Devoll ankohen tek Basha, kreu i PD zbulon programin e subvencioneve

59
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha është takuar mëngjesin me fermerë të Progrit,në Devoll. Basha a shkuar në tokat e tyre, ndërsa ka dëgjuar problemet e fermerëve.

Krtedemokrati është takuar me dy fermerë atë e bir, Mediun dhe Aurelin, ndërsa ata shprehet se janë drejt falimentit pasi patatja ju mbetet pa shitur.

Sipas tij dhe Devolli i punës eshte ne krizë. Apeli i fermerëve në takimin me Bashën isbhte se po falimentonin dhe nuk kishin asnjë subvencion nga shteti.

Basha tha se fermerët janë zhytur në borxhe, sepse u mungon një qeveri që t’u japë mbështetje siç e ka fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Sipas tij, subvencionet, rruga e vetme për mbështetjen e bujqësisë.

Kryeministri në ikje është i vetmi kryeministër që krenohet prej 7 vjetësh se nuk jep subvencione për fermerët, gjysmën e popullsisë.

Prioritet absolut për qeverinë e ardshne do të jetë mbështetja totale e bujqësisë dhe blegtorisë. Motoja ime është: Një qeveri në krah të punës dhe njërëzve punëtorë.

Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen. Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në teeg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve”,-eshte shprehur Basha nga Devolli.

MESAZHI I KRYETARIT BASHA NGA DEVOLLI.

Shikoni miqtë e mi çfarë parajse është Devolli! Jo vetëm natyra, por shikoni si e ka bërë dora e njeriut. Shikoni si e ka bërë Aureli, Mediu dhe punëtorët e Devollit. Shikoni si e kanë punuar tokën e tyre, shikoni se çfarë bukurie e rrallë. Në vend që të jetë bekim për ta është kthyer në mallkim. Në vend që këta të jenë njerëz të pasur dhe të punësojnë sa më shumë që të mos shkojnë rinia të punojë me mëditje në Greqi, këta zhyten në borxh.

Falë këtij aktiviteti që kanë zhvilluar këtu kjo familje fermerësh me traditë, janë 20 familje që mbahen me punën, me djersën e tyre. Çfarë u mungon këtyre fermerëve që robtohen çdo ditë që në 4 të mëngjesit? Pse duhet të jenë në një pozitë inferiore me fermerin grek, maqedonas apo të Kosovës? Ju mungon një qeveri që t’u japë të njëjtën mbështetje që merr fermeri i Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk po them i Greqisë, nuk po them akoma i Greqisë, që ka edhe mbështetjen e Bashkimit Europian me subvencione që, kur të jemi edhe ne anëtarë, të kemi edhe ne akses në ato fonde. Por le të rrimë njëherë tek niveli i Maqedonisë, që jep 150 milionë euro në vit subvencione për fermerët.

Subvencione për fermerët do të thotë që me këto subvencione atyre u ulet kostoja e prodhimit – nga farat, tek pesticidet, tek nafta – të gjitha proceset bujqësore ndihmohen përmes subvencioneve në mënyrë të tillë që prodhimi i tyre jo vetëm të mos kalbet apo të hidhet, apo të shitet nën kosto dhe, në vend që t’u japë bukën e gojës atyre dhe familjeve të tyre, t’i zhysë në borxhe dhe t’i kthejë nga borxhi në borxh ata, sepse toka nuk pret, cikli i prodhimit nuk pret – akoma pa mbaruar cikli i parë, sapo vilet kjo fushë me patate, këtu duhet mbjellë prapë dhe që të mbillet, do prapë kosto.

Prandaj, subvencionet janë jetike për fermerët. Nuk i ka shpikur askush tjetër, përveç Bashkimit Europian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë për t’u mbështetur përveç subvencioneve. I vetmi kryeministër në botën e civilizuar që nuk e vë ujin në zjarr për fermerët, tash 7 vjet, nuk jep subvencione, është ky që kemi, kryeministri në ikje. E vetmja qeveri që krenohet se jep subvencione për gjysmën e popullit që jeton me tokën, është kjo qeveri.

Tani e kuptoni se pse prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi.
Sasi të jashtëzakonshme, të hedhura, 2 mijë kuintal patate vetëm kjo familje, familja Dede. Imagjinoni në qoftë se këtu me anë të subvencioneve ngrihet një fabrikë të përpunimit të patateve, patatina le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorë, një shtet dhe një qeveri në krah të fermerëve dhe të njerëzve punëtorë. Kjo është motoja ime dhe kjo do të jetë realiteti me qeverisjen e ardhshme.

Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për mrekulli, nuk ka nevojë për lëmoshë, ka nevojë vetëm për një qeveri, për një kryeministër që mendon me këta, ndjen me këta, ndjen dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk ka nevojë të bëjë mrekullira.

Me programin tonë prej 100 milionë euro subvencione çdo vit, ne do të arrijmë jo vetëm ta stabilizojmë gjendjen dhe ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, por t’i japim kushte të barabarta konkurencë në tregun tonë dhe madje t’i eksportojmë. T’i japim impulse eksportit, të prodhimeve tona, pra të arrijmë të eksportojmë, prodhimet e fermerëve shqiptarë. Jo vetëm pra të ndihmojmë fermerin shqiptar për të konkurruar denjësisht në tregun e brendshëm, por, po kështu, do të ndihmojmë që prodhimet tona të eksportohen.

Me 50 milionë euro në vit, pjesë e paketës mbështetëse të fermerëve do të bëjmë të mundur që infrastruktura që i mbështet ata, nga rrugët tek vaditja, që më thanë që e kanë problem, tek kullimi, aty ku është problem, tek infrastruktura e tregjeve, sepse edhe ata që e kanë prodhimin nuk e çojnë dot në treg, tek agro-përpunimi. Të gjitha këto aspekte të kenë një mbështetje shtetërore. Kjo është mëse normale dhe këtë normalitet ua premtoj sot nga Devolli të gjithë fermerëve të Devollit e mbarë Shqipërisë.

Ky prioritet do të jetë realitet së shpejti, kur të gjithë të bëhemi bashkë dhe të sjellim një ndryshim me një qeveri që nuk mendon e nuk punon për vete e për një grusht oligarkësh, por për një qeveri që mendon e punon për të gjithë shqiptarët.

Edhe njëherë ju përshëndes nga Devolli i mrekullueshëm, i natyrës së mrekullueshme, njerëzve punëtorë dhe së shpejti Devolli i mirëqenies për banorët e tij, për gjithë Shqipërinë, ashtu siç e duam me të vërtetë, do të kemi një fshat të nxjerrë nga kriza dhe një ekonomi të nxjerrë nga kriza duke bërë normalen, duke bërë atë që bëjnë fqinjët tanë, mbështetje , politika mbështetjeje, taksa të ulëta dhe një shtet në krah të njerëzve punëtorë, në krah të punës dhe të virtyteve. Ju përshëndes nga Devolli! Përshëndetje dhe punë të mbarë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY