Basha: Karantine 3 vjet per inspektoret e tatimeve

Basha: Karantine 3 vjet per inspektoret e tatimeve

62
0
Shares

“Korça në varfëri si kurrë më parë. “Njerëzit marrin ushqim me lista ose duke lënë pengje” i thane qytetaret kreut te PD, Lulzim Basha gjate takimeve te zhvilluara ne Korce. Xhiro ka rënë me 70%, thane ata.

“Ramavirusi është pandemia e varfërisë dhe e krizës, që po shkatërron vendet e punës. Prioriteti ynë nr. 1 është të ringrejmë ekonominë, të rrisim punësimin dhe mirëqenien”, u tha Basha bizneseve ne kete qytet.

“Punët janë si mos më keq, jam drejt mbylljes së biznesit, të cilin e kam prej 20 vjetësh”- thotë Luani. Ai tregoi i revoltuar se me ushqimoren e tij modeste po paguan taksa si biznes i madh, megjithëse, siç tha ai, premtimi i kryeministrit ishte ndryshe.

“Kryeministri ka kopjuar programin e Partisë Demokratike, por nuk e kupton, kështu që mos iu refero fare atij.”- iu përgjigj kreu i opozitës, duke theksuar se në krizë të thellë janë si biznesi i vogël, edhe ai i madh. Për të vënë dukje gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, pronari i ushqimores i tregoi zotit Basha bllokun me listat e ushqimeve të marra nga qytetarët dhe të papaguara.

“Këtu janë 5-6 milionë lekë pa u mbledhur. Njerëzit nuk kanë. Korça eshte e mbaruar, njerëzit po ikin. Konsumi ka rënë, të rinjtë janë pa punë”- u shpreh Luani, ndërsa Besjani, që ka një pikë shpërmdarje të ushqimeve në të gjithë Korçën, tregoi për një tjetër fakt të rëndë, që po vihet re në disa qytete.

“Njerëzit lënë pengje për të blerë ushqime, edhe mobilje lënë pengje. Unë furnizoj gjithë qarkun dhe mund të them se ka rënie 70 % të xhiros”- u shpreh ai, duke kërkuar nga zoti Basha që qeveria e tij të marrë masa për të rritur konsumin, për të punësuar të rinjtë dhe për të rritur mirëqenien.

Ndryshe nga qytetet e tjera. Konsumi ka rënë 70 përqind, -thotë Besjani, i cili është një sipërmarrës i ri i një pike shpërndarjeje, ndërsa Luani, i cili operon këtë dyqan, të cilin e kanë klasifikuar si biznes të madh, e patë vetë nga brenda se cfarë lloj biznesi i madh është, ka një stok pa paguar prej 5 apo 6 milionë lekësh të vjetra.

#LIVE – Në Korçë për të parë nga afër situatën e biznesit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike

#LIVE – Në Korçë për të parë nga afër situatën e biznesit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 5 juillet 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY