Zhupa me banoret per te hequr perdet metalike nga pallatet e Zogut...

Zhupa me banoret per te hequr perdet metalike nga pallatet e Zogut I

101
0
Shares

Zedhenesja e PD Ina Zhupa takohet me banoret e Bulevardit “Zogu i Pare”. PD vijon ne mbeshtetje te plote te tyre, po u cenohet pronesia nga Bashkia Tirane.

Banorët e Bulevardit “Zogu i Parë” vazhdojnë të përballen me IMT dhe policinë bashkiake në përpjekjet e tyre jo ligjore për ti cënuar hapësirën private, duke i mbyllur ballkonet edhe dritaret me hekura metalike.

“Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të kërkesave legjitime të banorëve për të gjetur nje zgjidhje që nuk ju cënon pronësinë, hapësirën visuale, hyrjen e ajrit dhe dritës në banesat e tyre.

Veliaj i ka dhënë Fusha shpk 5.1 milion euro për 600 metra rrugë, edhe këtë projekt e ka nisur dhe tenderuar pa asnjë konsultim publik paraprak që e ka detyrim ligjor. Po ashtu e drejtat e pasurisë së paluajtshme, të hipotekuar nuk mund të cënohet nga Bashkia Tiranë pa konsensusin e banorëve. Banorët kanë bërë një peticion zyrtar dhe e kanë depozituar në bashki por ende nuk kanë një përgjigje zyrtare. Gjithashtu kryetari i asamblesë së banorëve, ka bërë një padi në polici për cënim të pronës private me konsensusin dhe miratimin e banorëve”, deklaron zedhensja e PD, Ina Zhupa.

Banorët janë të gatshëm për zgjidhje alternative që nuk i shndërron shtëpitë e tyre në kafaze të kopshtit zoologjik apo në një burg privat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY