VIDEO/Policia heq 12 patenta në hyrjet e Tiranës, ndëshkon shoferët me arrestime

VIDEO/Policia heq 12 patenta në hyrjet e Tiranës, ndëshkon shoferët me arrestime

79
0
Shares

Në aksin Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk-Teg-Kashar policia ka ushtruar kontrolle me radar mbrëmjen e së premtes.

U konstatuan shpejtësi tej normave të lejuara, nga 137 deri ne 152 km/h në rrugë në orët kur fluksi i mjeteve vijon të jetë ende i lartë.

Patrullat e policisë po aplikojnë forma të ndryshme kontrolli duke përdorur të gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit tek shoferët.

Për 4 orë kontroll me radar u pezulluan 12 Leje Drejtimi për shpejtësi nga 137 km/h deri ne 152 km/h.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin gjatë monitorimit me radar të rrugëve urbane dhe interurbane, nga ana e Policisë Rrugore janë pezulluar 103 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte deri në 170 km/h.

https://www.facebook.com/watch/?v=601579014095376&t=0

Ndërkohë deri tani gjatë kontrolleve duke përdorur alkooltestin, në të gjithë vendin janë arrestuar 7 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

https://www.facebook.com/policiarrugoreshqiptare/videos/601579014095376

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY