Shtrime të reja në spital, ja si është situata tek Infektivi

Shtrime të reja në spital, ja si është situata tek Infektivi

115
0
Shares

Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv, ku në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 67 raste.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv po trajtohen 88 pacientë. Tetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura, tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY