Vajza e mbijetuar e tragjedisë në Tiranë reagon mes lotësh: “Kam humbur...

Vajza e mbijetuar e tragjedisë në Tiranë reagon mes lotësh: “Kam humbur familjen”

602
0
Shares

Blerta është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur tragjeditë që prej vendit të origjinës, Përmeti.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se Blerta Josifi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe gjendet e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndërsa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

Burime zyrtare nga Policia thotë se në banesën e tyre janë gjetur dy libra fetarë, fletë e  broshura të vendosura në vende të ndryshme në orendi shtepiake me shkrim dore.

Ndërsa, është marrë edhe një ekspert që do të qartësojë se çfarë besimi fetar kishin vajzat dhe nëna. Familjarët e vajzave janë nisur për në Përmet ku pritet që të bëhet ceremonia mortore.

Po ashtu, raportohet se për një përgjigje zyrtare do të duhen edhe disa orë, por paraprakisht mendohet se vajza Anisa mund të ketë pasur me shume se 1 vit që ishte ndarë nga jeta ndërsa nëna ka ndërruar jetë dy-tre ditët e fundit.

Madje ajo ka patur kontakt me fqinjet, te cileve u ka kerkuar te mos e shqetesojne, ndersa keta te fundit shprehen per mediat, se vajzat kishin 2 vite qe nuk i shihnin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY