“Po na la COVID-i në shtator”, Rama zbulon objektivat e vjeshtës pas...

“Po na la COVID-i në shtator”, Rama zbulon objektivat e vjeshtës pas takimit me Hotin

85
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dy aktivitete për të cilat kanë rënë dakord me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për t’u zhvilluar në vjeshtë mes dy vendeve. bëhet fjalë për mbledhjen e qeverive në pjesën e dytë të shtatorit dhe një kongres të autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.

“Kemi rënë dakord për një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive me shpresën se situata jo e lehtë lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me COVID-in do na e mundësojë këtë në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në nëntor, ku dëshirojmë që dy qeveritë tona të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave siç quhen në Kosovë së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/278748789879274/

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY