Arrestohet një 48-vjeçar në Shkodër, dyshohet se përdorej nga grupe kriminale kundrejt...

Arrestohet një 48-vjeçar në Shkodër, dyshohet se përdorej nga grupe kriminale kundrejt pagesës

80
0
Shares

Parandalohet një ngjare e mundshme kriminale.Burime nga policia bejne me dije ndalimin e nje personi i cili po udhetonte nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër, me armë me vete dhe motomjet pa targa.

Policia i sekuestron 48-vjeçarit një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje. Dyshohet se ky shtetas është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë.

Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY