Tetë persona në pranga në Tiranë, dalin detajet e arrestimit

Tetë persona në pranga në Tiranë, dalin detajet e arrestimit

107
0
Shares

Kane rene në prangat e Policisë 8 shtetas dhe u procedua penalisht 1 shtetase, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.

-Vihet në pranga shtetasi K. H., 36 vjeç dhe procedohet penalisht shtetasi L. R., 30 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 23 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.

-Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 18 vjeç, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen T. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

• K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY