Shtatë vjedhjet e bujshme në Durrës, arrestohet 35-vjeçari

Shtatë vjedhjet e bujshme në Durrës, arrestohet 35-vjeçari

56
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35 vjeçar pasi dyshohet se gjatë muajve të fundit ka kryer disa vjedhje në banesat e dëmtuara nga tërmeti të cilat janë të braktisura nga banorët.

Sipas policisë 35 vjeçari Xh. K. Ka realizuar 7 vjedhje në banesa kryesisht matësat e energjisë elektrike, matësat e ujit por edhe sende dhe mobilje të tjera brenda shtëpive.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në qytetin e Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji;

– Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike;

– Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner;

– Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.;

– Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.;

-Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.;

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY