“Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës”,...

“Qeveria vodhi edhe thesin me miell për më të pamundurit gjatë karantinës”, Çupi: Thesi u zëvendësua me 2 kg hurma arabie

52
0
Shares

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së, ish deputetja e PD-së, Dhurata Çupi reagoi mbi investigimin e BIRN mbi shpërndarjen e ndihmave gjatë karantinës nga qeveria. Çupi e konsideroi shokues investigimin, ndërsa theksoi se qeveria ka prekur fundin.

Investigimi i  i 2 gazetareve kurajozë, i publikuar nga rrjeti investigativ BIRN, është shokues. Qeveria e përdori pandeminë për të vjedhur edhe bukën e gojës të atyre që, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, vuajnë për një copë bukë dhe flenë me barkun bosh nga skamja.

Edi Rama premtoi se asnjë familje në nevojë nuk do t’i mungonte thesi i miellit, por gazetaret kanë zbuluar se ky ishte mashtrim. Thesi i miellit u zhduk nga pakot e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u zëvendësua me 2 kilogramë hurma arabie.”- u shpreh Çupi.

Nga SPAK nuk ka akoma asnjë përgjigje për këtë vjedhje skandaloze me ndihmat ushqimore për qytetarët shqiptarë në kohën kur ata kishin më shumë nevojë për to.

Investigimi i BIRN-it fakton atë që ka denoncuar çdo ditë Partia Demokratike. Ajo çfarë shqiptarët kanë parë në ekranin e televizorit dhe në faqen e facebookut të kryeministrit, Ministres së Mbrojtjes apo kryebashkiakut të Tiranës është një tallje me njerëzit e varfër, me pensionistët, me familjet që mbijetojnë me ndihmë ekonomike apo me ndonjë punë në të zezë, që rrallë gjendej gjatë karantinës.

Pandemia u mësoi shqiptarëve një mësim të vlefshëm. Rreziku më i madh për qytetarët nuk vjen nga COVID-i. Ndaj tij mund të mbrohesh me masat e duhura. Rreziku më i madh për ekonominë e çdo familje është Ramavirusi. Ai vjedh me çdo tender taksat e shqiptarëve, vjedh ndihmat, fut dorën hajdute tek thesi i miellit.

Vaksina e vetme për këtë virus të rrezikshëm është largimi me votë i Edi Ramës dhe qeverisë së tij të dështuar e të kalbur nga korrupsioni. Vendit i duhet ndryshim dhe një qeveri që punon me ndershmëri dhe i shërben interesit publik”,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY