COVID dhe kufijtë/Shqipëria izolohet plotësisht dhe nuk mund të shërbejë as si...

COVID dhe kufijtë/Shqipëria izolohet plotësisht dhe nuk mund të shërbejë as si vend tranzit

402
0
Shares

Qytetarëve shqiptar u ndalohet kalimi në vendet e BE-së si dhe anasjelltas. Madje Shqipëria nuk mund të shërbej as si pikë kalimi tranzit për qytetarët europian që synojnë të shkojnë në Greqi.

Kjo situatë e izolon krejtësisht vendin tonë dhe i jep një goditje të fortë industrisë së turizmit e cila është e varur në mënyrë substanciale nga lëvizja e lirë.

Në Kapshticë kanë mundur të kalojnë vetëm shqiptarë banues në Greqi, të pajisur me dokumentet përkatëse, që vërtetojnë se iu është dashur dalja drejt Greqisë, apo edhe mjetet e transportit të mallrave. Qarkullimi është i mbyllur edhe për qytetarët me pasaporta biometrike.

Nderkaq, dhe fluturimet per shqiptaret ne BE jane te ndaluara dhe kjo situate ka prodhuar kaos dhe shqetesim. Ndersa qytetarëve të Bashkimit Europian u është bërë me dije se mund të kalojnë nga aeroportet ose nga një pikë kufitare në Sofje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY