VIDEO/2 persona në pranga, shpërndanin të gjitha llojet e drogës në rrugët...

VIDEO/2 persona në pranga, shpërndanin të gjitha llojet e drogës në rrugët kryesore të Tiranës

278
0
Shares

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku se fundmi behen me dije detajet e reja te operacionit policor ne Tirane.

Jane arrestuar 2 persona, pasi shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.

Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

TiranëVijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar "MIX", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë.Shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marijuanë e përpunuar në formë çokollate, LSD, MDMA, metamfetaminë, fishekë luftarak, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa, si dhe llojeve të ndryshme të drogave sintetike, finalizoi me sukses operacionin e koduar “MIX”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – J. Q., 41 vjeç, i dënuar më parë dhe A. S. 37 vjeçe, të dy banues në Kombinat. Në rrugën “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi J. Q. dhe kishte pasagjere shtetasen A. S. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar droga të llojeve të ndryshme si cannabis sativa, kokainë, metamfetamine dhe MDMA, peshore elektronike, fishekë luftarakë, disa aparate celularë dhe një sasi të hollash.Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi J. Q., së bashku me shtetasen A. S., merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë, cannabis sativa dhe lloje të ndryshme të drogave sintetike në zonën e “Lulishtes 1 Maji” dhe në rrugën “Komuna e Parisit”.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit J. Q., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim te shtetases A. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 juillet 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY