Skandali me pajisjet mjekësore në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai...

Skandali me pajisjet mjekësore në Slloveni: Arrestohet ministri i Ekonomisë, dorëhiqet ai i Brendshëm

144
0
Shares

Ministri i brendshëm slloven Ales Hojs ka dhënë dorëheqjen dhe ministri i ekonomisë Pocivalsek u arrestua në kuadër të një hetimi për parregullsi në blerjen e mjeteve mbrojtëse gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa, kreu i policisë ka dorëzuar mandatin e tij në shenjë proteste kundër ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në këtë çështje.

Ministri i ekonomisë, që sipas mediave sllovene dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit në operacionet e blerjeve të materialeve mjekësore dhe shëndetësore, ka mohuar akuzat dhe është lënë i lirë pas kontrollit që iu bë banesës dhe zyrës së tij.

Janez Jansa, kryeministri, është përballur me javë të tëra me protesta në rrugë që filluan fillimisht pas akuzave për presion politik të shfaqur në prokurimin e pajisjeve antivirus. Mediat sllovene thonë se policia kreu kontrolle në shtëpi të martën si pjesë e hetimit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY