Ndërtimi i rrugëve me PPP, ish-ministri paralajmëron Ramën: Ja pse mund të...

Ndërtimi i rrugëve me PPP, ish-ministri paralajmëron Ramën: Ja pse mund të prodhojë krizë me borxhin publik

43
0
Shares

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të çelur garën e ndërtimit me PPP të segmentit Morinë-Fier.

Arben Malaj e ka quajtur si të rrezikshëm qëndrimin qeverisë, duke thënë se me këtë model mund të prodhojë një krizë të rendë me borxhin publik.

Ish-deputeti i PS ka kujtuar dhe Konferencën e Berlinit, ku sipas tij qeveria Rama rezultoi e dobët në thithjen e financimeve për ndërtimin e Korridorit Blu, që sipas tij duhet të ndërtohet me investime të Bankës Europiane apo EBRD-së dhe jo me koncensione.

Ky mentalitet qeverisës mund ta mbysin vendin me borxhe. Modernizimi i infrastrukturës se prapambetur shqiptare vetëm me Partneritete Publike Private Preferenciale (4P), është model qe do te prodhoj krize te rende te borxhit publik, prandaj duhet ndalur tani dhe jo me vone . 4P te pa studiuara me përgjegjshmëri profesionale e ligjore dhe ky mentalitet qeverisës mund ta mbysin vendin me borxhe.

Te dështosh te thithesh fonde nga donatoret dhe te krenohesh se do ndërtosh me forcat e veta/ me taksat e shqiptareve infrastrukturën e vendit- është jo vetëm një dështim por edhe nje risk i madh për nivelet e borxhit publik dhe barrën e rende te tij.

Konferenca e Berlinit qartësoi thelbin e projekteve qe do te mbështeste, ato duhet te kishin një impakt ekonomiko-social ne me shume se një vend.

Korridori blu është një projekt i tille dhe duhet te jete prioritare ne negociatat me BE- duke synuar qe një pjese e investimeve te ishte grant/falas dhe një pjese kredi mundësisht te buta qe do te vinin nga Banka Evropiane e investimeve (BEI) dhe një pjese nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(EBRD)”,analizon ish-ministri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY