Karantina nuk kurseu as parlamentin evropian, grabiten sende me vlerë

Karantina nuk kurseu as parlamentin evropian, grabiten sende me vlerë

58
0
Shares

Gjatë karantinës, në zyrat e Parlamentit Evropian kanë hyrë hajdutët.

Të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian.

Sipas mediave të huaja, këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që godina ka qenë bosh.

Eurodeputeti Nico Semsrott, të cilët i janë vjedhur 2 laptopë, tha se është i zhgënjyer nga siguria e Parlamentit.

“Ne jemi shumë të sigurt se ata [hajdutët] kaluan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi dukej mjaft i çrregullt,” tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë raporte për “midis 40 dhe 100 eurodeputetëve” që zyrat e tyre ishin grabitur.

Në mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia. Ndaj, parlamenti ka qenë bosh pothuajse gjithë muajin maj.

Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

BURIMI:Politico.eu/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY