Austria ‘ndëshkon’ Ballkanin Perëndimor, vendos 14 ditë karantinë për udhëtarët

Austria ‘ndëshkon’ Ballkanin Perëndimor, vendos 14 ditë karantinë për udhëtarët

55
0
Shares

Austria ka vendosur rregull për karantinim 14 ditor për personat që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vendimi i ri i Austrisë është goditje e rëndë për Serbinë dhe Malin e Zi, që nga BE, të martën ishin vendosur në listën e vendeve të sigurta, me të cilat lejohen udhëtimet normalisht, shkruan “Reuters”.

Vendi ka lëshuar paralajmërim për udhëtime për vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në rajon.

Sipas BBC, Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për gjashtë vendet: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg. Kujtojmë këtu se Shqipëria është lënë jashtë listës së vendeve të sigurta nga BE për të udhëtuar në vendet e bllokut.

Nderkaq dhe Greqia sot nderroi mendje per hapjen e kufijve, duke vendosur kufizime per udhetaret qe hyjne drejt shtetit fqinj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY