Zbulohet levizja e 3 makinave qe moren pjese ne vrasjen e Billes

Zbulohet levizja e 3 makinave qe moren pjese ne vrasjen e Billes

130
0
Shares

Ditën e vrasjes se Hekuran Billes,  lëvizjet e automjeteve të dyshuara si të përdorura në krim janë fiksua nga kamera të ndryshme sigurie në dy zona në Tiranës, në Astir dhe pranë vendit të ngjarjes.

Mjeti “Smart”, që ishte marrë me qira në Shkodër nga Viktor Marku, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen, është regjistruar duke lëvizur pranë një supermarketi në zonën e Astirit në kryeqytet. Prej tij ka zbritur një person i veshur me të zeza, i njëjti që pak çaste më vonë duket të dalë nga një mjet “Mercedes Benz”.

Sipas dosjes së prokurorisë, në mbrëmje, në orën 21:15 në të njëjtin vend është fiksuar në lëvizje “Nissan Micra”, që ka qenë në përdorim nga Sebastian Mali, nipi i Viktor Markut, po ashtu i arrestuar për ngjarjen. Tre minuta pas tij aktivizohet mjeti “Mercedes” dhe të dy drejtohen nga Unaza e Re.

Në orën 21:22 minuta dy mjetet shfaqen në pamjet e një kamere sigurie tek mbikalimi pranë Kopshtit Zoologji, me drejtin për nga qendra tregtare ku ndodhi vrasja.

Nga regjistrimet filmike rezulton se mjeti “Mercedes” është parkuar në rrugën “Prokop Mima”, ndërsa mjeti “Nissan Micra” ka bërë ecejake për gati 20 minuta nëpër rrugicat e zonës. Në disa momente ai ka qëndruar në pika ku mbante në vëzhgim hyrjen e qendrës tregtare.

Makina “BMW” e viktimës Hekuran Billa ka mbërritur tek qendra tregtare në orën 21:44 dhe vetëm një minutë me vonë është parë të lëvizë mjeti “Mercedes”.

Automjeti i autorëve dhe ka qenë krah “BMË”-së së Hekuran Billës në orën 21:47 minuta dhe fill pas breshërive automatike në drejtim të tij, është larguar me shpejtësi drejt Unazës së Re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY