Kush është “koka” e grupit të trafikantëve të 40 mln eurove drogë,...

Kush është “koka” e grupit të trafikantëve të 40 mln eurove drogë, të arrestuar nga Vlora dhe Tirana

184
0
Shares

Detaje te reja jane mesuar nga operacioni antidroge Shqiperi-Itali. Burime per abcnews.al kane njoftuar se kreu i grupit kriminal eshte Robert Myftari, 47 vjec nga Vlora.

Myftari eshte arrestuar me pare ne qershor te vitit 2016 nga policia e Vlores. Myftari ishte në kërkim nga nëntori 2015, pasi tentoi të trafikonte 800 kg kanabis drejt Italisë.

Nderkohe mesohet se ne kuader te ketij operacioni 7 persona u arrestuan në Vlorë dhe 3 në Tiranë.

Një nga të arrestuarit eshte identifikuar si Elton Hamza.

3 ton e gjysëm kanabis sativa dhe kokainë të cilave u shkonte vlera në 40 milionë euro janë sekuestruar nga 2 vite hetimi të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Si rezultat i kësaj pune 37 persona janë arrestuar prej të cilëve 10 në Vlorë, madje bëhet e ditur se dhe organizimi i grupit realizohej prej qytetit bregdetar të Shqipërisë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro mes tyre 15 apartamente 1 gomone si dhe automjete lukzose.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY