Dhoma Amerikane konfirmon krizën e thellë ekonomike, Basha i shqetësuar por me...

Dhoma Amerikane konfirmon krizën e thellë ekonomike, Basha i shqetësuar por me plan: Dy janë prioritetet kryesore të PD

30
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar me shqetesim indeksin e besimit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për 2019 sa i përket klimës së biznesit në Shqipëri.

Basha thotë se rënia që konstaton indeksi, është pasqyra e situatës ekonomike dhe korrupsionit që po gërryen ekonominë, largon investitorët dhe po mbyll vende pune.

Lideri demokrat thotë se biznesi ka nevojë për ndryshim të kësaj situate prandaj ai së bashku me PD do të kenë prioritet punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Unë i kam dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël etj. E di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate, për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme, lehtësi fiskale dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes.

Bazuar mbi këto nevoja ne kemi hartuar një platformë ekonomike në të cilën parashikohet: Taksa e sheshtë 9%, eleminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal. Njëkohësisht plani ynë parasheh dhe ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë.

Për mua dhe PD punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY