Të shtëna me armë zjarri në Vukatanë të Shkodrës, qëllohet drejt një...

Të shtëna me armë zjarri në Vukatanë të Shkodrës, qëllohet drejt një personi

58
0
Shares

Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Vukatanë në Shkodër. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një personi për shkaqe ende të paqarta.

“Një person ka qëlluar me armë ndaj nje makine Hyundai”, sipas burimeve policore.

Sipas informacioneve mësohet se një prej personave që kanë qëlluar dyshohet të jetë një femër, e cila ne momentin e ngjarjes ka qenë e veshur me bluzë të bardhë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka patur të plagosur ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.Sakaq policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij krimi.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY