Procedime dhe arrestime në Tiranë, dalin detajet e para nga policia

Procedime dhe arrestime në Tiranë, dalin detajet e para nga policia

87
0
Shares

Policia ka dhene detajet e arresimit te disa personave ne Tirane. Njeri prej tyre ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Nderkaq, tre te tjere jane arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, si edhe procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. P., 42 vjeç, pasi, pas një konflikti për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

-Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi në Qerret, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe për të bërë testin e alkoolit.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

B. K., 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse:

•P. GJ., 55 vjeç, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.


Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, janë konstatuar 4 mjete në pronësi të shtetasit J. Z., duke gërmuar për hapjen e themeleve të një godine shumëkatëshe, mbetjet e së cilës i depozitonte në një ambient të hapur, pa asnjë kontratë me shoqërinë investitore për ndërtimin e këtij objekti.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin J. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY