“Përse Edi Ramës nuk po ja hapin kufinjtë dhe Vuçiç po?!, Ish-ministri...

“Përse Edi Ramës nuk po ja hapin kufinjtë dhe Vuçiç po?!, Ish-ministri analizon: Izolimi i vendit vjen nga Rama

100
0
Shares

Mbyllja e kufijve nga BE per vendin tone ka sjelle reagime dhe debate te shumta, ku shumica fajesojne qeverine per masat e marra dhe menaxhimin e situates.

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar kete vendim duke e cilesuar si nje hap prapa per vendin tone.

Sipas tij, Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama politikisht e personalisht, po kalon izolimin e më të thellë. Manjani thote se lëvizje të lirë që ska me BE, po as me viza nuk nuk u lejohet shqiptarëve të qeverisur (sunduar) nga Edi Rama.

Ai thote se arritja më e madhe e jona, lëvizja e lirë pa viza, është vënë në rrezik serioz! (Sot as me viza nuk lejohet)!!!!

“Shkak për këtë izolim duket se është keqmenaxhimi i pandemisë. Asnjë shifër nuk qe e as është e saktë, në kuptimin që të tregojë realitetin.

Numri jashtëzakonisht i ulët i testeve (kaq sa ka bërë Edi Rama për 4 muaj, Italia e Gjermania i bënë në një ditë të vetme), vetëm përkeqëson gjendjen dhe forcon bindjen që shteti nuk kontrollon asgjë”,-shprehet Manjami.

Pyetja qe ngre Manjani eshte:
Përse Edi Ramës nuk po ja hapin kufinjtë dhe Vuçiç po?! Edi Rama sikur kishte shokë e miq në perëndim?!

“Po që është edhe Kryetari i OSBE…!!E paskan me të personalisht e politikisht pra.Ja pra që është më keq teza që “Pse serbisë dhe jo ne”, sesa pandemia e lëmë pa menaxhim.

Sido që ta vërtisim argumentin, përgjegjës për izolimin më të rreptë që po na imponohet është vetëm Edi Rama.

Donte të ishte Skënderbeu?
Ja ku është! Të mbajë edhe përgjegjësinë si Skënderbe!

Izolimi i vendit vjen nga Edi Rama. Kjo tashmë është e dukshme.Ndaj jo mandat të tretë, po ndërprerje e menjëhershme e mandatit është zgjidhja”,-mbyll reagimin ish-ministri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY