“Dritan Lelin e pret fati i Gjikës”, këshillat që i jep Berisha...

“Dritan Lelin e pret fati i Gjikës”, këshillat që i jep Berisha kryebashkiakut socialist

88
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, se atë e pret i njëjti fat si i parardhësit të tij, Shpëtim Gjika, shfrytëzuar në maksimum dhe flakur më pas nga Kryeministri Edi Rama.

Por Berisha i ka “treguar” këtij të fundit “rrugëzgjidhjen” në situatën e vështirë në të cilën ka hyrë.

“Në rastin e vjedhjeve, historia përsëritet besnikërisht. Kjo, sepse vjedhja është vjedhje dhe nuk ndryshon! Kështu, viktima e parë e Edvinit për korrupsion ishte Gjika i Vlorës, i cili ishte keqperdorur nga Rama në opozitë për vite me rradhë dhe sapo erdhi në pushtet e flaku si limon të shtrydhur, vetëm e vetëm që të mbushte xhepat me projektin e Lungomares, të cilin e shndërroi në Lungozezë!

Tani radhën e ka Leli, prandaj dy këshilla praktike për Lelin: Këshillohu me Gjikën. Zgjidh avokat një pengmarrës të Edvinit, që ti i njeh më mirë se unë! Kaq për sot, Lel! Të tjerat në vazhdim!”, nënvizon Berisha.

Leli pati nje debat me kryeministrin Edi Rama, detajet e te cilave i beri me dije vete ai.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY