Ish-deputeti fut qeverinë në rekordet Guiness: Çfarë dimë dhe nuk dimë për...

Ish-deputeti fut qeverinë në rekordet Guiness: Çfarë dimë dhe nuk dimë për situatën e koronavirusit në vend

132
0
Shares

Ka kritika te forta nga ana e opozites, persa i perket menaxhimit te situates ne ditet e fundit, me raste te shtuara dhe shtrime te shumta ne spital.

Bardh  Spahia ka reaguar permes nje reagimi ne rrjetet sociale, ku shkruan se qeveria ka dështuar me improvizimet e saj për të përballuar pandeminë, prandaj 4 muaj pas rastit të parë me COVID, numri i infektuarve po rritet dhe spitalet kryesore rrezikojnë të mbyllen sërish për mijëra qytetarë që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sipas tij, Rama dhe  Ogerta Manastirliu duhet të thonë sa kapacitete spitalore ka Shqipëria për të kuruar të prekurit nga COVID dhe çfarë kanë bërë për të përballuar rihapjen.

“Eshtë e padrejtë, për të mos thënë më shumë, që ky shërbim të sakrifikohet për mijëra qytetarë me sëmundje kronike, vetëm sepse qeveria nuk mori masat për të patur një strukturë tjetër të pavarur antiCOVID”,-denoncon deputeti.

Ish-deputeti i vendos dhe nje cmim ne rekordin Guiness si Qeveria per keqadministrimin e pandemisë, si me numrin e ulët të testimeve dhe me mungesën e financimeve nga buxheti për shëndetin e qyyetarëve.

“Askush nuk e di sot sa para shpenzoi qeveria për të mbrojtur dhe kuruar qytetarët. Dimë vetëm pjesën e shoë-t të improvizuar të Ramës dhe Ogerta Mastirliut.”,shprehet ai.

Cfare dime sipas ish-deputetit deri tani:

1. Në fillim, u vendos se Konvaleshenca e Durrësit do të përdorej si karantinë. Ndodhi vetëm në ERTV.
2. Pastaj, kryeepidemiologu Edi Rama foli për një strukturë të re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës, për të mbështetur reanimacionin. Çfarë ndodhi me të? Heshtje!
3. Tre javë me parë, u prezantua si revolucion në shëndetësi i ashtuquajturi Spitali i Ri Covid 3, në ambientet e QSUT-së. Vazhdon të jetë veç mure, pa personel. Ekziston vetëm në propagandën e ERTV-së.
4. Po 54 respiratorët për të cilët u bë tenderi sekret ku janë? Erdhën vetëm 5 copë në 2 prill, pastaj vetëm heshtje.

• Dimë çfarë ndodh me ndihmat e partnerëve, por jo me paratë e taksave tona.
• Dimë që spitalët janë kthyer në vatrën më të rrezikshme dhe më të madhe të infektimit të më shumë se gjysmës së qytetarëve të prekur.
• Dimë që po paguajmë me shëndetin tonë faturën e improvizimit, dështimit dhe të korrupsionit qeveritar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY