Breshëri ndaj makinës në Shkodër, policia: Ishte paralajmërim ndaj 49-vjeçarit

Breshëri ndaj makinës në Shkodër, policia: Ishte paralajmërim ndaj 49-vjeçarit

55
0
Shares

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë sot në Darragjat të Shkodrës. Burime zyrtare bene me dije se dy persona të maskuar ndaluan në rrugë dhe qëlluan me breshëri automatiku ndaj makinës së 49 vjeçarit Alban Luka.

Policia bën me dije se nuk ka dëme në njerëz, përveç shkatërrimit të makinës prej plumbave.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një paralajmërim ndaj 49 vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Me datë 27.06.2020, rreth orës 06:15, shtetasi A.L, 49 vjeç, banues në fshatin Darragjat, ka njoftuar Sallën Operative se në vendin e quajtur fshati Darragjat, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij, e si pasojë nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY