U kap me emigrantë të paligjshëm në furgon, nuk tolerohet 35-vjeçari në...

U kap me emigrantë të paligjshëm në furgon, nuk tolerohet 35-vjeçari në Pogradec

57
0
Shares

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 35 vjeçar, i cili akuzohet për dhënie ndihmë të shtetasve të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit I.B., i cili transportonte 11 emigrantë të paligjshëm.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.

Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY