Thaçi kalon nga Tirana për t’u kthyer në Kosovë: Ja kur do...

Thaçi kalon nga Tirana për t’u kthyer në Kosovë: Ja kur do të flas

38
0
Shares

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë paraditen e sotme. Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se të dielën në mbrëmje do të flasë nga zyra e tij.

Thaçi shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur,Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”, shkruan Thaçi.

Po ditën e sotme Radio Europa e Lirë, njoftoi se vendndodhja e Thaçit ishte në Vjenë të Austrisë. Duket se Thaçi ka zgjedhur që të rikthehet në atdhe nëpërmjet Tiranës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY